Lazio me sulm shqiptarë: Shaqiri, Rashica e Muriqi në një klub?

Futboll 07 Qershor 2021 16:10

Sipas raportimeve, skuadra e Lazios është e interesuar për shërbimet e Milot Rashicës dhe Xherdan Shaqirin, të cilët nëse nënshkruajnë me Lazion do të luajnë përkrahë Muriqit, shkruan Insporti.com

Lazio ka shprehur interesim për përfaqësuesin e Kosovës, Milot Rashica, dhe së fundmi edhe për yllin shqiptar të Liverpoolit dhe Zvicrës, Xherdan Shaqirin.

Rashica do të largohet nga Werder Bremeni, pasi klubi ra nga Bundesliga dhe nga sezoni i ri do të bëjë gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. Për më tepër, Werderi do të kërkojë të përfitojë nga shitja e 24-vjeçarit nga Vushtrria.

Shaqiri, ndërkohë, thuhet të jetë në mesin e futbollisteve që Liverpoolit do t’i shesë këtë verë. Anësori me prejardhje nga Kosova duhet të gjejë klub të ri këtë verë.   

Nëse arrihet transferimi i tyre, atëherë ata do t’i bashkoheshin sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, në Stadiumin Olimpik, duke e formuar një sulm gjithëshqiptar në Lazio.

-->