Lazio mposhtet nga Bologna, Muriqi zëvendësohet me një mbrojtës

Futboll 03 Tetor 2021 14:25

Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi startoi sot me skuadrën e Lazios, megjithatë nuk arriti të lë ndonjë shenjë, shkruan Insporti.

Lazio u mposht nga Bologna me rezultat 3-0, dhe Muriqi u zëvendësua me në minutën e 80’të me mbrojtësin Patric.

Lazio luajti sot pa sulmuesin e tyre, Ciro Immobile i cili pësoi një dëmtim muskulor, prandaj Vedat Muriqi ishte titullar.

Pas kësaj humbjeje, Lazio gjendet në pozitën e 7’të me 11 pikë. /Insporti.com

-->