Lazio – Muriqi, vazhdojnë bisedimet sipas gazetarit italian

Kombëtarja 07 Gusht 2020 21:20

Gazetari i mirënjohur italian, Nicolo Schira ka dhënë detaje të reja në lidhje me të ardhmen e Vedat Muriqit.

Sulmuesi i Kosovës që paraqitet te Fenerbahçe është duke u lidhur me disa klube të mëdha evropiane ditëve të fundit

Lazio, Tottenhami, Leiceter City dhe West Bromwich Albion janë disa prej klubeve që kanë shprehur interesim për 26-vjeçarin.

Por, gjatë ditës së sotme është konfirmuar se Lazio i ka bërë ofertë klubit turk për Muriqin.

Gazetari italian, Schira ka thënë se Muriqi mund të vie te Lazio këtë verë për ta zëvendësuar Felipe Caicedon, që mund të largohet nga kryeqyteti italian këtë verë.

“Felipe Caicedo mund të largohet nga Lazio këtë verë: Al Shabab dhe Al Duhail janë të interesuara për të. Tare dëshiron sulmuesin e Fenerbahçes, Vedat Muriqi për ta zëvendësuar Caicedon. Bisedimet vazhdojnë”, shkruan Schira në “Twitter”. /zëri.info

-->