Lazio njofton largimin e Simone Inzaghit

Futboll 28 Maj 2021 14:41

Lazio edhe zyrtarisht ka njoftuar të enjten se Simone Inzaghi nuk do të rinovojë kontratën me klubin.

Inzaghi është në krye të emrave si zëvendësues të Antonio Contes tek Interi, pasi ish-trajneri i Chelseat u largua skuadrën me të cilën u shpall kampion në Serie A këtë edicion.

Ky titull i fituar në edicionin 2020/2021, ishte titulli i parë i fituar nga Interi në 11-të vjetët e fundit.

Drejtori sportiv i Interit, Giuseppe Marotta, ka thënë se emri i trajnerit të ri do të bëhet i ditur së shpejti, ku me shumë gjasa ai emër mund të jetë i Inzaghit.

-->