Lazio triumfoi me rezultat 10 -0, ja goli i Muriqit

Futboll 18 Korrik 2021 14:12

Skuadra e Lazios po kryen fazën përgatitore, dhe para fillimit të sezonit, lacialët kanë zhvilluar një miqësore me klubin amator, Top 11 Radio Club 103, të cilin e mposhtën me rezultat 10-0, shkruan Insporti.

Ndeshja u mbyll me shifrat 10-0 për skuadrën e Lazios, e ku titullarë ishin tre futbollistët shqiptarë. Në portë, luajti nga minuta e parë Thomas Strakosha, teksa nuk munguan edhe Elseid Hysaj dhe Vedat Muriqi, i cili arriti të shënonte njërin nga 10 golat e kryeqytetasëve.

Sulmuesi prizrenas iu përgjigj tifozëve të cilët e kritikuan dje, duke shënuar një nga golat në këtë duel.

Shihni golin:

-->