LeBron bën diçka që nuk e ka pritur askush

Basketboll 13 Gusht 2019 17:46

LeBron James nuk dëshiron të ketë sërish një dështim në kampionat me LA Lakers dhe ka vendosur të veprojë me kokën e tij. Para se të nisë faza zyrtare përgatitore e sezonit 2019-2020, ylli i NBA-së do të organizojë vetë një mini-fazë përgatitore.

Në Las Vegas, ai do të grumbullojë të gjithë lojtarët e Lakers, pa praninë e stafit drejtues apo të klubit. Kjo fazë e shkurtër do të zgjasë një javë dhe LeBron James ka si qëllim që të bisedojë me të gjithë basketbollistët në lidhje me atë që ai dhe klubi synojnë sezonin e ri.

Duket se LeBron kërkon të konsolidojë që tani grupin, në mënyrë që kur të nisë faza përgatitore të jetë gati. Sezonin e fundit Lakers dështuan të kualifikohen në play off, ndaj LeBron synon që sezonin e ri ekipi kalifornian të duelojë për titullin kampion në NBA.