Lebron James blen aksione në klubin spanjoll

Futboll 07 Maj 2021 09:05

LeBron James, mbreti i basketbollit në NBA, i fut edhe më thellë këmbët në botën e futbollit. Amerikani, i njohur si një tifoz i Liverpool dhe mbajtës i dy për qind të aksioneve të “The Reds” për 10 vite, tani është përfshirë në një tjetër klub.

Këtë herë Lebron i ka shtrirë “tentakulat” në Spanjë, aty ku ka marrë një pjesë të aksioneve të klubit të Malaga, që garon në ligën e dytë spanjolle, sipas asaj që raporton Mundo Deportivo.

James i është bashkuar klubit spanjoll përmes RedBird Capital Partners, kompani e tija që ka blerë 600 aksione të klubit andaluzion. Basketbollisti nuk do të fuqi vendimmarrëse në klub për momentin, por synohet që në vazhdim të blejnë të tjera aksione. /Insporti.com/

-->