LeBron James – Dwyane Wade, shikoni çka ndodhi pas ndeshjes

Basketboll 11 Dhjetor 2018 10:55

Lebron James dhe Dwane Wade janë takuar në “Staples Center” edhe njëherë treguan se kanë lidhje të fortë mes vete.

Skuadra e Jamesit, Lakers, e mundi atë të Wade, Miami Heat, me rezultat 108-05.

Pas ndeshjes, James dhe Wade u përqafuan dhe në stilin e futbollistëve shkëmbyen fanellat, si dy miq të vërtetë.

Kjo ishte përballja e fundit mes dy basketbollistëve, derisa për Wade, që do të pensionohet në fund të këtij edicioni, ky është sezoni i 16-të në NBA.

Ky ishte takimi i 31-të dhe i fundit mes dy basketbollistëve. /Insporti.com