LeBron James flet pas lëndimit, kjo është gjendja e tij

Basketboll 21 Mars 2021 09:00

LeBron James u lëndua dje në ndeshjen ndaj Atlanta Hawks, transmeton Insporti.

Ylli amerikan edhe pse pësoi lëndim, vazhdoi edhe disa minuta ku shënoi një tre pikësh para se të dilte nga loja përfundimisht dhe të drejtohej në zhveshtore.

Lëndimin e James e konfirmoi edhe klubi i Lakers, ku deklaruan se basketbollisti ka pësuar lëndim të rëndë në kyçin e këmbës dhe do jetë jashtë fushave për një kohë të caktuar.

Pas lëndimit, edhe vet James reagoi në rrjetin e tij social, Twitter.

“Asgjë nuk më acaron sesa paaftësia që të ndihmoj skuadrën time”, tha ai.

“Jam i lënduar si nga brenda ashtu edhe nga jashtë”, shkroi James.

“Rruga e rikuperimit fillon tani. Do kthehem shpejt thuajse nuk u largova kurrë”, përfundoi LeBron James.

-->