LeBron James “flirton” me dyshifrorë të trefishtë pas rikthimit

NBA 01 Shkurt 2019 09:19

Los Angeles Lakers ka siguruar një fitore të rëndësishme, duke mposhtur Los Angeles Clippers në vazhdime, 123-120.

LeBron James kontriboi me 24 pikë dhe 14 kërcime pas mungesës në 17 ndeshje radhazi, derisa Lakers siguroi një fitore të ngushtë kundër rivalit lokal, të enjten mbrëma.

Jamesit i mungoi vetëm edhe një asistim për të kompletuar dyshifrorin e trefishtë.

Kjo ishte ndeshja e parë e tij që nga Krishtlindjet, derisa Lakers kishte një ecuri prej vetëm gjashtë fitoreve dhe 11 humbjeve gjatë kësaj periudhe.


Brandon Ingram ishte një tjetër basketbollist që tregoi paraqitje të mirë për skuadrën e Luke Walton, duke kontribuar me 19 pikë.

Te Clippers, rezervisti Lance Stephenson ishte ndër më të dalluarit me 20 pikë të shënuara, përfshirë pesë tre-pikësha.

Më poshtë, rezultatet tjera nga ndeshjet që u luajtën mbrëmë:

Dallas Mavericks 89-93 Detroit Pistons
Indiana Pacers 100-107 Orlando Magic
Milwakee Bucks 105-92 Toronto Raptors
Brooklyn Nets 114-117 San Antonio Spurs
Philadelphia 76ers 113-104 Golden State Warriors

-->