LeBron James gëzon Lakersin, ja kur pritet të rikthehet
Basketboll
29 Janar 2019
14:48

Një lajm shumë i mirë për Los Angeles Lakersin vjen nga LeBron Jamesi.
Super ylli LeBron James, që nga data 25 dhjetor po i mungon Lakersave, derisa doli në stërvitje me bashkëlojtarët e tij pas një kohe të gjatë.
Trajneri i Lakersave, Luke Walton, ka thënë se çdo ditë janë duke e kontrolluar super yllin e skuadrës, derisa data e rikthimit ende nuk është bërë e ditur.
34-vjeçari James, gjatë karrierës së tij 16 vjeçare është duke e përjetuar lëndimin më të rëndë të tij.
Ai në asnjë stinor nuk ka munguar më shumë se 13 ndeshje.
Lakers shpresojnë se ‘Kingu’ do të kthehet për ndeshjen me Clippers, që do të luhet këtë të enjte.