LeBron James lë prapa edhe Michael Jordan

Statistikat e lojëtareve 16 Prill 2018 10:46

Deri para pak kohësh, legjenda e basketbollit amerikan, Michael Jordan, ishte në pozitën e dytë i të gjitha kohërave, sa i përket shënimeve për dy e tre pikë, që ndryshe në NBA njihet si “Field Goal”, ku llogariten të gjitha shënimet përpos ato nga gjuajtja e lirë.

Megjithatë, Jordan tash e sa vjet ishte numri dy na ranglistën e NBA të të gjitha kohërave për “Field Goals” të realizuara, me 2188, prapa liderit Kareem Abdul-Jabbar i cili ka 2356.

Mirëpo pas ndeshjes së fundit, e që ishte përballja e parë në kuadër të playoff-it në NBA, LeBron James shtoi në statistikën e tij edhe 7 sosh dhe kështu kaloi në pozitën e dytë me 2189 “Field Goals”, që është një më shumë se legjenda Michael Jordan.

Por, duke pasur parasysh që James është ende aktiv dhe ka edhe disa vite që mund të luajë, atëherë pa dyshim që ai do ta thelloj edhe më shumë këtë statistikë dhe do ta tentojë edhe rekordin e Kareem Abdul-Jabbar, që është lideri i të gjitha kohërave në këtë statistikë.

Përndryshe, LeBron James me Cleveland Cavaliers, u mposhtën në ndeshjen e parë të playoff-it në NBA kundër Indiana Pacers. /Insporti.com