LeBron James mban premtimin që u kishte bërë fëmijëve (FOTO)

Basketboll 31 Korrik 2018 17:18

LeBron James ka hapur një shkollë në qytetin e Akron, në Ohaio, në vendlindjen e tij, një premtim të cilin basketbollisti i ardhshëm i Lakers kishte dhënë disa vite më parë dhe që tashmë është realitet.

“I promise school” do të hapë dyert e saj për 240 fëmijë të zonës, që do të ndjekin klasën e tretë dhe të katërt fillore, por objektivi është që brenda vitit 2022 ajo t’i ketë të gjitha klasat.

Padyshim që realizimi i kësaj shkollë ka qenë objektivi kryesor jashtë parketit i LeBron James, një prej yjeve të NBA-së, që tashmë është realitet.

Ky është një moment i jashtëzakonshëm për mua, pasi jam rritur këtu dhe e di mjaft mirë atë që kanë kaluar këta fëmijë, i njoh ëndrrat e tyre, makthet e tyre”, u shpreh James.

“Unë shpresoj që ata të edukohen dhe të kenë një të ardhme më të mirë”, shtoi James, që këtë verë firmosi për Lakers.

Akron do të jetë gjithnjë shtëpia ime, ndaj premtoj se do të punoj fort për këtë shkollë, e cila do t’i ketë dyert e hapura edhe për të rriturit që nuk kanë një dëftesë të shkollës, për t’u orientuar më pas në një punë më të mirë në të ardhmen”, u shpreh mes tjerash James.