LeBron James mund të mbetet pa trajner – hospitalizohet Tyronn Lue (VIDEO)

NBA 18 Mars 2018 19:22

Në fitoren e fundit të Cleveland Cavaliers kundër Chicago Bulls me rezultat 114-109, trajneri Tyronn Lue, ka lëshuar fushën e basketbolli dhe drejtimin e ekipit të tij.

LeBron James është përgjigjur për këtë situatë që po ndodh për herën e tretë këtë sezon për Cleveland Cavaliers në NBA.

“Jemi të përgatitur për këtë situatë, me të cilën po merret Tyronn Lue. Në çdo moment kur ai nuk kthehet në fushë, është një alarm i cili lëshohet. Unë më herët kam thënë se shëndeti i tij është më i rëndësishëm për ne se kjo ndeshje basketbolli”, është shprehur LeBron James.

Në NBA nuk është e zakonshme të lëshohet fusha e basketbollit pa ndonjë arsyeje apo pa e treguar arsyeje e largimit. Në këtë rast Tyronn Lue nuk ka treguar për problemet shëndetësore që ka. Në basketbollin amerikan dhe për analistët e NBA, është krijuar një enigmë e cila nuk po mund të zgjidhet nga askush.

Ai nuk do të flet për gjendjen e tij shëndetësore, kështu që as unë nuk dua të flas për atë çështje. Kështu është mënyra se si është ai, dhe nuk kisha vazhduar të flas më shumë për këtë situatë”, ka thënë LeBron James.

Sëmundja e Tyronn Lue ende nuk është shpjeguar nga përfaqësuesit e tij, kjo është hera e tretë në këtë sezon që i duhet të lëshoj fushën e basketbollit, për trajtim të menjëhershëm. /Insporti.com

Kur Tyronn Lue lëshon fushën në muajin Shkurt: