LeBron James më në fund flet për kalimin në Warriors

Basketboll 03 Shkurt 2018 12:34

Mediat në SHBA dhe më pas në gjithë botën, tri ditëve të fundit kanë shkruar suhmë rreth një kalimi super sensacional të LeBron James në Golden State Warriors.

Meqë Warriors edhe më herët kanë bërë super transferime të lojtarëve, rreth këtij opsioni shkruhej shumë derisa vetë James nuk e demantoi.

Para gazetarëve James pohoi se “nuk ka asgjë prej llafeve ku përmendet Golden State, nuk ka asgjë as prej llafeve tjera. I vetmi fokus i imi momental është që me këtë ekip që e kemi, të mbërrijmë në finalen e ligës NBA për herë të katërt dhe të garojmë për këtë kampionat. Deri në fund të sezonit ju lus që të mos bëni asnjë pyetje asnjëherë për ekipet tjera dhe kalimin tim të mundshëm. Unë mund të ju përgjigjem për gjithçka që ka të bëjë me ekipintim aktual, për gjërat e mira, të këqija dhe të pahijshme, por jo për ekipet tjera. Kjo nuk është fer ndaj bashkë lojtarëve dhe trajnerëve të mi këtu”.

Afati i fundit për kalime në ligës NBA është data 8 shkurt dhe deri atëherë, shumica e ekipeve, sidomos pretendentët për titull janë duke shikuar mundësitë që të përforcohen sa më shumë.

-->