Lebron James në rrezik nga koronavirusi, ishte afër Kevin Durantit disa ditë më parë

Basketboll 18 Mars 2020 13:46

Dje u konfirmua se basketbollisti i njohur i Brooklyn Nets, Kevin Durant doli pozitiv në testet për koronavirus dhe tre bashkëlojtarë të tjerë.

Në ndeshjen e fundit të Nets kundër Lakers, Durant ishte nën shoqërinë e reperit Drake.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave ishte me 11 mars.

Në këtë ndeshje besohet se edhe lojtari i Lakers, Lebron James kishte kontakt me Durantin. Sot pritet të testohen të gjithë lojtarët e Lakers.

-->