LeBron James shkaktoi përleshje të madhe – ylli i Detroit dëshironte hakmarrje

Basketboll 22 Nëntor 2021 11:13

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, u përjashtua nga ndeshja kundër Detroit Pistons të dielën, pasi e goditi me bërryl në fytyrë kundërshtarin Isaiah Stewart, duke shkaktuar përleshje masive.

Ky është vetëm përjashtimi i dytë në karrierën e James, pasi i pari ndodhi më 2017 për fjalë të vrazhda ndaj gjyqtarit.

Incidenti i së dielës ndodhi në çerekun e tretë kur Lakers po humbnin 78:66 në Detroit.

James e goditi me bërryl Stewarit duke luftuar për një top në ajër. Ndërhyrja e James shkaktoi ndërprerje të gjatë të ndeshjes.

Stewart, të cilit po i rridhte gjaku nëpër fytyrë, u tërbua fare dhe iu desh bashkëlojtarëve të tij ta mbajnë më forcë pasi po përpiqej ta sulmonte Jamesin në disa raste, transmeton express.

Edhe Stewart u përjashtua na ndeshja.

Lakers e fituan ndeshjen në fund me rezultat 121-116.

-->