LeBron James tejkalon Michael Jordanin

Basketboll 07 Mars 2019 11:37

Në pranverën e vitit 2017, LeBron James kishte kaluar Michael Jordanin në pikë të shënuara në ndeshjet play-off.

Një tre-pikësh në çerekun e tretë në ndeshjen mes Cleveland Cavaliers dhe Boston Celtics, ia kishte siguruar rekordin, i cili më herët mbahej nga Jordan, me 5,987 pikë të realizuara në përballjet e play-offit, transmeton Insporti.

Tani, gati në pranverën e vitit 2019, James ka tejkaluar Jordanin në renditjen e të gjitha kohëve për pikë të shënuara, me 32,292 pikë.

Yllit të Los Angeles Lakers iu deshën vetëm 13 pikë kundër Denver Nuggets, të mërkurën, për të arritur këtë rekord.

James shënoi pikët që tejkaluan Jordanin në çerekun e dytë të ndeshjes, të cilën Lakers e humbi me rezultat 115-99.

Kujtojmë se tani ish-ylli i Miami Heat pozicionohet në vendin e katërt në listën e koshashënuesve më të mirë të të gjitha kohëve.


Will Barton ishte më i miri te Nuggets me 23 pikë, derisa James mbylli ndeshjen me 31 pikë dhe ishte më i dalluari te Lakers.

Këto janë rezultatet nga ndeshjet tjera të natës së mbrëmshme.

Miami Heat 91-84 Charlotte Hornets
Minesotta Timberwolves 114-131 Detroit Pistons
Dallas Mavericks 123-132 Washington Wizards
San Antonio Spurs 111-104 Atlanta Hawks
Cleveland Cavaliers 107-113 Brooklyn Nets
Philadelphia 76ers 107-108 Chicago Bulls
Utah Jazz 114-104 New Orleans Pelicans
New York Knicks 96-107 Phoenix Suns
Boston Celtics 111-109 Sacramento Kings. /Insporti.com/

-->