LeBron James udhëheq Lakers, fiton Dallasi dhe San Antonio

Basketboll 22 Shkurt 2020 09:44

Skuadra e Lakers arrin një fitore të rëndësishme në fushën e Memphisit me rezultatin 117-105, ndeshje e komanduar dhe fituar me meritë nga kalifornianët.

James realizoi 32 pikë, ndërsa Davis 28 pikë e 13 rebound, duke qenë protagonist të këtij suksesi.

Surprizë në Perëndim humbet e Denver dhe Utaj Jazz, që humbasin terren ndaj Lakers në renditje.

Skuadra e Denver u mund 113-101 nga Oklahoma.

7 lojtarë të Thunder realizuan mbi 10 pikë, duke qenë celësi i këtij suksesi (Chris Paul 29 pikë), ndërsa për Denver nuk mjaftuan 32 pikët e Nikola Jokic për të evituar humbjen.

Skuadra e San Antonio triumfoi 113-104 ndaj Utah Jazz, ndeshje e dominuar nga Spurs, ku u dallua Murray me 23 pikë.

Fiton skuadra kampione e Toronto, që mundi 118-101 Phoenix, duke qëndruar mes ekipeve elitare në Lindje. Edhe për ekipin kanadez 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Siakam 37 pikë e 12 rebound).

4 lojtarë të Boston realizuan mbi 25 pikë në toren që skuadra e Celtics arriti ndaj Minnesota me rezultatin 127-17, ndërsa Dallas toi 122-106 ndaj Orlando (Doncic 33 pikë e 10 rebound).

NBA – Rezultatet e sotme

Orlando – Dallas, 106-122
Washington – Cleveland, 108-113
New York – Indiana, 98-106
Toronto – Phoenix, 118-101
Minnesota – Boston, 117-127
Oklahoma – Denver, 113-101
Utah Jazz – San Antonio, 104-113
Lakers – Memphis, 117-105
Portland – New Orleans, 115-128

-->