LeBron shkëlqen, Celtics dështojnë

Basketboll 20 Maj 2018 11:47

Takimi i tretë i serisë finale të Konferencës Lindore në ligën NBA ishte vendimtar, ose Bostoni me epërsi 3:0 do të ishte po thuajse i sigurt në finale, ose Clevelandi në terren të vet do të shënonte fitoren e parë për të pasur gjasa të rikthehet në jetë.

Nga dy takimet e para u pa qartë se Bostoni ndaj këtij Clevelandi nuk mund ti fitojë katër ndeshje me radhë, por sërish ekipit vendës do ti duhej LeBron jamesi në element dhe në potencialin e tij të plotë, nëse dëshironte të arrinte sukses.

Cleveland Cavaliers rikthehen në lojë falë mbretit të tyre. Skuadra nga Ohio rihapi serinë e finaleve të Konferencës së Lindjes pasi triumfoi lehtësisht në sfidën e tretë ndaj Boston Celtics dhe meritat shkojnë për LeBron James i cili shënoi në total 27 pikë 12 asistime dhe 5 kërcime në suksesin e thellë të Cavs me rezultatin 116-86.

Nuk kishte shumë histori sfida e Quicken Loans Arena pasi vendasit e Cleveland kishin një marsh më shumë se Bostoni që në fillim duke e dominuar takimin dhe duke fituar lehtësisht.

Ishte një mbrëmje negative për skuadrën më të titulluar të NBA dhe i vetmi i shpëtuar mund të konsiderohet Jayson Tatum autori i 18 pikëve. Te Cleveland paraqitje për t’u vlerësuar edhe ajo e Kevin Love që përveç 13 pikëve bëri liderin e vërtetë poshtë tabelës duke realizuar 14 kërcime. Korver, Hill, Smith dhe Thompson ishin 4 basketbollistët e tjerë të Cavaliers që arritën kuotën e pikëve me dy shifra. Tani vëmendja shkon e gjitha te dueli i 4-t, aty ku Cleveland do të synojë të barazojë në 2-2 serinë ndërsa Boston do të kërkojë të hedh një hap të sigurt drejt titullit të konferencës.

Edhe në duelin e katërt që zhvillohet të hënën në mbrëmje, gjegjësisht të martën në mëngjes sipas kohës sonë, Clevelandi do të jetë vendës.

-->