LeBron shkruan historinë, kalon legjendarin Jordan

Basketboll 30 Nëntor 2019 21:44

LeBron James vazhdon të shkruajë historinë. Ylli i NBA-së, që aktualisht luan me LA Lakers, në fitoren 114-110 që skuadra e tij arriti ndaj New Orleans, ka kaluar kuotën e 33 mijë pikëve (33,031 pikë).

Ai bëhet basketbollisti i katërt në historinë e NBA-së që arrin këtë shifër, duke kaluar në renditje legjendën Michael Jordan (32,292 pikë).

Para LeBron James në këtë renditje unike janë 3 ikona të tjera të NBA-së, si Kareem Abdul-Jabbar, Karl Malone e Kobe Bryant. Ky i fundit nuk është i paarritshëm, teksa është vetëm 600 pikë larg dhe parakalimi mund të ndodhë që këtë sezon.

“Top-5” shënuesit më të mirë:
1-Kareem Abdul-Jabbar, 38,387 pikë
2-Karl Malone, 36.928 pikë
3-Kobe Bryant, 33,643 pikë
4-LeBron James, 33,031 pikë
5-Michael Jordan, 32,292 pikë

-->