LeBroni fluturon mbi Jusuf Nurkicin!

Basketboll 16 Mars 2018 16:45

Mbrëmë në ndeshjen  mes Cleveland Cavaliers dhe Portland Trailblazers, ka ndodhur një ngulitje spektakolare nga “mbreti” LeBron James. Kjo ngulitje mbi qendrën e Portland Trailblazers, ka qenë gjatë pjesës së parë të takimit, ku tifozët e pranishëm në sallë nuk mund të besonin se çfarë kishte ndodh. Kujtojmë se LeBron James është 33 vjeçar dhe në këtë moshë kjo mund të shihet rrallë në fushën e baskebollit.

Këtë ndeshje Cleveland Cavaliers e ka humbur kundër Portlan TrailBlazers me rezultat 105 – 113.

Lojtarët më të mirë për Portland ishin Damin Lillard dhe C.J McCollum, të cilët kombinuan duke shënuar 53 pikë. LeBron James ishte më i miri nga Cleveland, duke shënuar 35 pikë, 14 kërcime dhe 6 asistime.

Ngulitja e LeBron James: