Leci thyen heshtjen pas festimit kundërthënës

Futboll 17 Shkurt 2019 15:30

Ylli i Dritës, Liridon Leci ka shaktuar një situatë edhe më kundërthënëse me komentet e fundit, në lidhje me festimin e tij gjatë ndeshjes kundër Gjilanit në derbin e “Anamoravës”.

Leci, edhe pse nuk shënoi vetë, iu drejtua fansave të Gjilanit duke bërë një gjest provokativ, por komentet e tij të fundit do të shkaktojnë një situatë edhe më të tensionuar, transmeton Insporti.

“Ishte thjesht festimi i golit tonë të parë i cili u shënua nga ana e kapitenit tonë, pikërisht ishte kjo arsyeja se pse festova ashtu,” ishin fjalët e para të tij.

“Sikur të shënoja unë gol, e kam pasur një super surprizë për tifozët e Gjilanit. Kësaj radhe nuk kisha mundësi me jau tregu surprizën por mbetet në ndeshjen tjetër, do Zoti të fitojmë edhe të shënoj edhe do jau tregoj surprizën,” deklaroi Leci.

Mbrojtësi ka qenë pjesë e Dritës që nga viti 2017, derisa “Intelektualët” fituan titullin në sezonin e tij të parë në klub. /Insporti.com/

-->