Leci udhëton në Turqi me skuadrën e Llapit, është rikuperuar nga lëndimi

Futboll 14 Janar 2021 13:09

Liridon Leci është shëruar nga lëndimi i rëndë që pësoi në prag të fillimit të kampionantit. Trajneri i Llapit, Tahir Batatina për Insportin ka konfirmuar se Leci është shërhuar nga lëndimi dhe se do të udhëtojë për në Turqi, aty ku llapjanët do të zhvillojnë fazën përgatitore.

Batatina deklaroi se Leci tashmë është shëruar tërësisht dhe se është i gatshëm për të filluar stërvitjet me pjesën tjetër të skuadrës.

“Leci është rikthyer, nesër do të udhëtojë me ne për në fazën përgatitore. Ka filluar stërvitjet dhe besoj në Antalya me punën që do të bëjmë me të, besoj do të jetë i gatshëm për vazhdimin e sezonit”.

Leci lëndoi ligamentet e gjurit të djathtë dhe si rrjedhojë i mungoi skuadrës së Llapit në pjesën e parë të sezonit.

Liridon Leci, KF Llapi

Ish mbrojtësi i shumë skuadrave të elitës së futbollit tonë, Llapit iu bashkua më 17 gusht të vitit të kaluar.

Leci para se të transferohej në Llap, ishte pjesë e KF Dritës me të cilën fitoi titullin e kampionit.

Rikthimit i Lecit do të jetë një “transferim i ri” për Tahir Batatinën, pasi përvoja e tij do ta bëjë edhe më të fortë skuadrën.

Trajneri karizmatik i llapjanëve për Insportin po ashtu konfirmoi transferimin e Amir Hossari nga Belgjika. Hossari është mbrojtës i krahut të majtë.

Ky do të jetë transferimi i pestë dhe i fundit për këtë afat kalimtar nga Llapi. Deri më tani në skuadrën e Llapit janë transferuar:Rilind Gërbeshi, Enis Stublla, Marijan Coric, Almendin Klinaku.

Llapi pas 18 xhirove të zhvilluara renditet në pozitën e tetë me 20 pikë të grumbulluara. /Insporti.com/

-->