Leclerc sërish në “pole position”

Formula 1 21 Shtator 2019 17:50

Charles Leclerc me Ferrari siguroi sot “pole position” në pistën e Marina Bay, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Singaporit në Formula 1.

Piloti monogask vazhdon të mahnitë me paraqitjet e tij. Pas dy fitoreve në Belgjikë e Itali, ai tregoi sot se synon fitoren e tretë radhazi, në një pistë të vështirë siç është ajo e Marina Bay.

Leclerc pati kohën 1’36”217, duke lënë pas Lewis Hamilton me Mercedes, me gati dy të dhjetat më shumë. Në vendin e tretë u klasifikua makina tjetër Ferrarit, ajo e Sebastian Vettel, ndërsa i katërti u rendit Max Verstappen me Red Bull.

Një dyshe që do të formojë vijën e dytë të nisjes në garën e nesërme në Singapor (ora 14:10).

-->