Leclers shtyn Hamiltonin jashtë shtegut dhe fiton në Monza

Formula 1 08 Shtator 2019 16:48

Charles Leclers i është bashkuar një grupi shumë ekskluziv to shoferëve, ku bëjnë pjesë legjendat si Alonso, Schumacher e Berger që e fitojnë garën për Shpërblimin e Madh të Italisë me Ferrari, shkruan Insporti.

Për Leclercin kjo ishte fitorja e dytë e këtij sezoni, madje në garën e dytë me radhë, vetëm një javë pasi fitoi në Belgjikë, në shtegun në Spa.

Leclerc startoi nga pole position dhe u mbrojt i vetëm nga ofensiva e Mercedesit në këtë garë meqë Sebastian Vettel për shkak të dy gabimeve, jo vetëm që nuk ishte në luftë për podium, por mbeti edhe jashtë pikëve.

Lewis Hamilton, ishte i dyti në pjesën më të madhe të garës dhe tentoi dy herë të tejkalojë shoferi ne ri të Ferrarit, por Leclerc u mbrojt, madje duke e shtyrë jashtë shtegut një herë Hamiltonin.

Më pas për shkak të një gabimi, Hamilton e humbi vendin e dytë, të cilin e mori kolegu i tij i ekipit Valtteri Bottas, kurse Hamilton përfundoi i treti.

Sidoqoftë, Hamilton mbetet lideri komod në tabelën e shoferëve dhe Mercedesi është i pa rrezikuar në krye të renditjes së konstruktorëve.

Renditja e shoferëve
1 Lewis Hamilton 284 pikë
2 Valtteri Bottas 221
3 Max Verstappen 185
4 Charles Leclerc 182
5 Sebastian Vettel 169

Renditja e konstruktorëve
1 Mercedes 505 pikë
2 Ferrari 351
3 Red Bull/Honda 266
4 McLaren/Renault 83
5 Renault 65