Ledri Vula kryetar i ri i KB Prishtinës?

Superliga 24 Qershor 2019 12:35

Blerand Stavileci nuk do të jetë më kryetar i klubit të basketbollit Prishtina, shkruan Insporti.com.

Stavileci përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar largimin e tij nga KB Prishtina.

Ai këtë vendim e mori për shkak të ligjit të ri për parandalimin e konfliktit të interesit, duke dëshmuar se dëshiron t’i përmbahet ligjit.

Pasardhësi i tij mund të jetë nënkryetari aktual, Ledri Vula i cili ishte emëruar në këtë pozitë para nëntë muajve.

Vula ishte emëruar më 19 shtator të vitit 2018 në këtë pozitë dhe emërimi i tij kishte ngjalluar reagime të shumta në rrjete sociale.

Pas dorëheqjes së Stavilecit, ekziston mundësia që Vula të emërohet si kryetar i ri KB Prishtinës. 32 vjeçari njihet për pasionin e madh për klubin e Prishtinës dhe basketbollit.

Përveç punës së nënkryetarit, Vula ushtron edhe një profesion tjetër. Ai është një ndër këngëtarët më të mirë në Kosovë.

Z Mobile Prishtina dominoi sezonin e kaluar duke fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës. /Insporti.com/