Ledri Vula tregon dashurinë e tij për KB Prishtinën

Superliga 09 Prill 2019 20:30

Nënkryetari i Prishtinës, njëherit këngëtari i njohur kosovar, Ledri Vula ka folur për aventurën e tij të re te klubi i kryeqytetit.

Ledri ishte i ftuar në emisionin “NiN” në Klan Kosova, emisionin në të cilin ka përshkruar emocionet që ka si nënkryetar i klubit prishtinas.

Vula ka thënë se në disa momente i hidhet që të futet në parket dhe të luajë.

“Më hidhet nganjëherë që të futem në parket dhe të luajë. Atë që e kam vërejt te Prishtina, pjesën e tretë e ka shumë të fortë. Publiku ndizet gjithnjë e më shumë kur Dardan Berisha si dhe Edmond Azemi shënojnë tre-pikësh”, ka thënë Ledri.

Në mes të tjerash ai ka folur edhe për stabilitetin financiar të KB Prishtinës në krahasim me klubet e mëdha evropiane, duke e përmendur këtu edhe kundërshtarin e fundit në FIBA Europe Cup, Varessen.

“Pritjet tani janë më të mëdha, por mirë është me pas më shumë sponzora. Në krahasim me skuadrën e Varesses, dy basketbollistët e tyre paguhen më shumë se e gjithë skuadra jonë”, përfundoi Ledri Vula. /Insporti.com/

-->