Legjenda angleze nuk e harron zakonin, arrestohet nga policia britaneze

Futboll 14 Prill 2019 10:16

Joey Barton është ndalur nga policia britaneze pas përleshjes me trajnerin e Barnsley, Daniel Stendel.

Ish futbollisti i Manchester City dhe Newcastle, tani trajner i Fleetwood në kategorinë e tretë të futbollit anglez. Barton gjatë karrierës së tij ishte njohur më shumë për temperamentin e tij se sa për aftësitë e tij si një mesfushor.

 

Barton nuk është përmbajtur pas humbjës që skuadra e tij e pësoi nga Barnsley, 4:2, të shtunën në Okawell.

Barnsley boss Stendel had 'blood pouring from his face' according to Cauley Woodrow

 

Sipas mediave angleze, Barton ka goditur me kokë homologun e tij në tunel duke e gjakosur dhe pas incidentit ai është ndalur nga policia britaneze.

Madje, Barton tentoi të shmangte policinë por ai u ndalua me forcë duke ia bllokuar rrugën. /Insporti.com/

Police prevented Barton from leaving Oakwell after the match, which was caught on camera