Legjenda e Anglisë reagon pas shkarkimit të Pochettinos

Futboll 19 Nëntor 2019 22:32

Tottenham Hotspurs ka shkarkuar trajnerin argjentinas, Mauricio Pochettino, shkruan Insporti.com.

Presidenti i klubit anglez, Daniel Levy gjatë ditës është takuar me Pochettino për ta njoftuar për vendimin e klubit.

Ky vendim për ta shkarkuar është pas rezultateve të dobët në këtë sezon në Premier Ligë. Gjatë ditës mediet angleze kanë raportuar se futbollistët e Tottenham kanë kërkuar që ai të shkarkohet.

Pas shkarkimit të Pochettinos ka reaguar edhe legjenda angleze, Gary Lineker.

“Ai e ndihmoi klubin që të rris masivisht peshën e tyre gjatë viteve. Paçi fat me gjetjen e një zëvendësuesi më të mirë … nuk do të ndodhë”, ka shkruar ai në “Twitter”.

-->