Legjenda e Arsenalit: Ozil duhet të largohet në rast se….

Futboll 02 Mars 2019 10:26

Legjenda e Arsenalit, Lee Dixon, është shprehur se Mesut Ozil nuk ka të ardhmen në Arsenal, në rast nuk starton në derbi ndaj Tottenham.

Ozil në këtë sezon nën urdhërat e Unay Emery, ka humbur vendin e titullarit në formacion duke startuar në vetëm 14 ndeshje, transmeton Insporti.com.

Mesfushori gjerman startoi në ndeshjen e fundit ndaj Bournemouth, të cilën Arsenali e fitoi me rezultat 5:1. Ozil shënoi gol dhe asistoi në këtë fitore.

Sipas legjendës së Arseanlit, Lee Dixon, topxhinjtë nuk e kanë luksin ta mbajnë në bankën rezervë Ozilin.

“Skuadra ka nëvojë për të, i duhet kreativiteti i tij. Në ligë nuk është askush si ai, por duhet t’i krijohet një ambient në të cilën ai mund të ndihet mirë. Ai ka nëvojë për një trajtim special dhe në rast se nuk bëhët kjo atëherë ai duhet të laroghet”, ka thënë Dixon për Evening Standard.

Dixon ishte pjesë e Arsenalit gjatë viteve 1988 dhe 2002. /Insporti.com

-->