Legjenda e Arsenalit reagon ashpër ndaj Xhakës në emisionin e njohur anglez

Futboll 28 Tetor 2019 10:29

Legjenda e klubit anglez Arsenal, Ian Wright në emisionin “BBC Match of the Day” ka deklaruar se Granit Xhaka duhet të kërkojë falje për veprimin e tij në ndeshjen me Crystal Palace, transmeton Insporti.com.

Kapiteni i “topçinjve” gjatë momentin kur u zëvendësua reagoi ndaj fëshllimave të tifozëve të Arsenalit, të cilët i kërkuan që ai të largohej nga fusha më shpejtë.

Xhaka u fërshëllye nga tifozët derisa po largohej nga fusha në minutën e 61-të për t’i lëshuar vendin Bukayo Saka, derisa gjithashtu i është përgjigjur atyre duke i ofenduar, duke e hedhur fanellën në tokë dhe duke shkuar drejt tunelit.

Gunners skipper Xhaka clashed with his own fans

 

“Ai duhet të kërkojë falje. Ky është kapiteni. Ai duhej të kishte kërkuar falje tashmë. (Nëse ai kërkon falje) nuk është çështja nëse është fundi, por ai është njeriu që ata e kanë zgjedhur si kapiten dhe ajo nuk është një sjellje prej kapiteni. Tifozët e Arsenalit kanë treguar shumë durim me të dhe paraqitjet që ka bërë ai. Ai iu ka borxh atyre më shumë sesa një sjellje të tillë”, ka deklaruar Wright.

Ndeshja në mes të Arsenalit dhe Crystal Palace përfundoi baras me rezultatin 2:2 në stadiumin “Emirates Stadium”. /Insporti.com/

-->