Legjenda e boksit shtrohet në spital, infektohet me COVID-19

Boks 26 Qershor 2020 11:16

Legjenda e boksit Roberto Duran është shtruar në spital pasi është testuar pozitiv për koronavirus.

Lajmi për hospitalizimin e 69 vjeçarit, i cili ka qenë kampion botëror në katër pesha, vjen derisa vendi i tij, Panama, vendosi një rekord të ri me rastet e përditshme për COVID-19.

Djali i tij, Robin Duran, ka konfirmuar në Instagram, se babai i tij ka dalë pozitiv.

“Rezultatet e testit sapo kanë mbërritur për babanë tij, dhe konfirmojnë se ai është pozitiv për COVID-19”, ka deklaruar Duran, përcjell lajmi.net.

“Faleminderit Zotit, tani për tani ai nuk ka simptoma përtej ftohjes”.

“Ai nuk është në kujdes intensiv apo në respirator, por vetëm nën vëzhgim”.

-->