Legjenda e Brazilit ka këtë mesazh për tifozët kosovarë

Futboll 03 Mars 2019 22:39

Ish futbollisti i kombëtares së Brazilit dhe Barcelonës, Edmilson Moares, ka thënë se është i nderuar që është në Kosovë.

Moares javë më parë erdhi në Kosovë për të shfaqur planin e tij rreth një kampi futbollit që do të mbahet gjatë muajit qershor në Prishtinë për fubtollistët e rinj (6-16 vjeç).

Emdilson i ftuar në emisionin “Sport Show” të Klan Kosovës, është shprehur se është një nder i madh që ka vizituar Kosovë.

I pyetur se cili është mesazhi i tij për tifozët kosovar, ai ka thënë se nuk ishte një futbollist shumë kreativ por i dedikuar dhe se ndihet i nderuar që ka vizituar Kosovën.

“Nuk isha një futbollist shumë i talentuar, por isha shumë i dedikuar. Është një nder i madh të jem në vendin tuaj, Për mua është një nder dhe kënaqësi e madhe të jem në tokënn e tuaj dhe do të tentoj të kalojë apo të bartë njohuritë e mia, si dhe ato që kam praktikuar në karrierën time”, deklaroi Edmilson.

Kujtojmë se Edmilson ishte shpallur kampion bote me kombëtaren e Brazilit në vitin 2002. /Insporti.com/