Legjenda e futbollit thumbon Guardiolan

Futboll 20 Prill 2019 09:01

Eliminimi i Manchester Cityt nga Liga e Kampionëve hapi një debat të gjerë për dështimin e Pep Guardiolas në këtë garë. Një nga opinionet më të forta ishte ai i legjendës holandeze Ruud Gullit për ish-trajnerin e Barcelonës, i cili në programin e tij televiziv ka thënë se Pep e ka të vështirë të fitojë sepse i mungon Lionel Messi.

“Guardiola nuk e fiton dot Championsin, sepse nuk ka Leo Messin. Ai bënte diferencën. E tentoi me Bayernin dhe nuk ia doli, edhe pse gjithmonë ka qenë shumë afër. Të fitosh Bundesligën me Bayernin nuk është ndonjë arritje e madhe, sepse pothuajse e fitojnë çdo vit. Është ndryshe kur je trajner i Barcelonës, sepse në momentin që skuadra është në vështirësi, shfaqet Messi”, ka thënë Gullit.