Legjenda e Gjermanisë, merr drejtimin e kësaj skuadre

Futboll 05 Korrik 2018 13:17

Golin që e pësoi Japonia në sekondat e fundit të ndeshjes së 1/8-ës së finales kundër Belgjikës, që u kushtoi me eliminim kombëtares aziatike, ende nuk ka gjetur një shpjegim logjik dhe një shpjegim nuk duhet ta ketë dhënë as përzgjedhësi Akira Nishino, i cili nuk do të jetë më në këtë detyrë.

Federata Japoneze e Futbollit, ka vendosur të mos ia besoj të ardhmen e kombëtares teknikut 63-vjeçar, i cili ashtu kështu, ende nuk kishte marrë konfirmim që do të qëndronte, madje që në momentin kur mori drejtimin e kombëtares më 18 Prill, e kishte të qartë që gjithçka për të ardhmen e tij, do të vendosej pas Botërorit në Rusi.

Nishino morri përsipër të ishte në krye të kombëtares, menjëherë pasi federata shkarkoi Vahid Halilhodzic, vetëm 2 muaj përpara nisjes së Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Nën udhëheqjen e ish-teknikut të Gamba Osakës, “Samurajët” treguan disa nga paraqitjet më të suksesshme në një Botëror, duke kaluar fazën e grupeve e më pas në 1/8-ën kundër Belgjikës, arritën të konkretizonin avantazhin e dyfishtë, por më pas pësuan 3 herë, duke u eliminuar nga Kupa e Botës.

Tashmë kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Japonisë është një emër mjaft i njohur i futbollit botëror, e ai është Jurgen Klinsmann.

Ish-tekniku i Bayern Munchen, Gjermanisë dhe SHBA-së, që nga viti 2016 është pa skuadër dhe do të ishte plotësisht i gatshëm të niste bisedimet me zyrtarët e federatës japoneze.

Kujtojmë se Klinsmann si futbollist me përfaqësuesen e Gjermanisë, u shpall kampion bote në vitin 1990, kurse si përzgjedhës i “Die Mannschaft”, në Botërorin e vitit 2006 që u mbajt në Gjermani, përfundoi në vendin e tretë. /Insporti.com

-->