Legjenda e Italisë thumbon tifozët e Juventusit

Futboll 14 Shkurt 2020 23:21

Marco Tardelli, legjendë e kombëtares së Italisë dhe ish-yll i Juventusit dhe Interit, nuk i ka kursyer tifozët e bardhezinjve.

Në një intervistë të dhënë për La Stampa, ai ka folur për Massimiliano Allegrin dhe për ata që kanë filluar t’ia ndiejnë mungesën për shkak të sezonit jo shumë të mirë të zhvilluar deri tani nga Zonja e Vjetër.

“Nuk ka qenë kurrë shumë i dashur nga tifozët, një fitues i madh me një karrierë për t’u pasur zili, por ka gjithmonë një por”.

“Fitoi me Milanin, fitoi shumë me Juventusin, duke arritur dy finale në Champions, dhe në këtë moment është jashtë kampionatit tonë. Tani tifozët e kanë kuptuar se ndoshta nuk ishte dhe aq i keq…”, ka thënë Tardelli.

-->