Legjenda e Juventusit e ka një “hall” me fanellat e reja të klubit

Futboll 14 Maj 2019 08:00

Nuk ndalen kritikat për fanellën e re të kampionëve të Italisë.

Juventusi luajti kundër Romës me fanellat e reja. Ngjyrat nuk kanë ndryshuar, ndërsa formati po. Ky ndryshim nuk i ka pëlqyer aspak Zibi Boniek, ish-sulmuesit të njohur të bardhezinjve, që cilësohet edhe si një legjendë e këtij klubi.

Ai tha se fanellat ngjajnë me ato të Sienës dhe Ascolit, por ka edhe një problem tjetër në lidhje me futbollistët që i mbajnë veshur.

“Nuk më pëlqen fanella e re e Juventusit. Duket si një kombinim midis asaj të Sienës dhe Ascolit”, tha Boniek.

“Sinqerisht që nuk më pëlqen. Si një ish-juventin preferoj atë tradicionalen. Me bluzën e re të gjithë lojtarët duken më të vegjël. Tani bëhet gjithçka për sponsorët”.