Legjenda e Juventusit poston foto solidarizuese nga Tirana

Futboll 23 Mars 2020 22:10

Italia po kalon një moment të errët, pasi koronavirusi ka shkaktuar mijëra të vdekur dhe të infektuar.

Për gjendjen tragjike që po kalon shteti fqinj, sheshi “Skënderbej” në Tiranë u ngjyros me flamurin italian në shenjë solidariteti.

Foto nga Tirana, është publikuar në rrjetin e tij social në Instagram, edhe nga legjenda e futbollit italian dhe të Juventusit, Alessandro Del Piero.

Me shenjën e lutjes, Del Piero ka falenderuar Tiranën për solidarizimin me Italinë.

Në total, koronavirusi në Itali iu ka marrë jetën 6077 personave deri tani.

-->