Legjenda e ligës NBA, i dehur dhe duke vjedhur në butik

Basketboll 10 Maj 2019 09:36

Liga NBA ka qenë për shumë vite “strehimore” e shumë karaktereve interesantë dhe ekzotikë, por lisit mund të thuhet se Dennis Rodman, me tatuazhet, stilin e jetës dhe deklaratat e tij, ka qenë personazhi më “shumëngjyrësh” në NBA.

Ata që e kanë përcjellë karrierën e këtij kampioni me Detroitin dhe Çikagon, po ashtu e dinë se ka shkaktuar edhe incidente të shumta jashtë fushës.

Incidenti i radhës është akuza se bashkë me disa “bashkëpunëtorë”, ka qenë pjesë e një vjedhjeje që është bërë në një butik.

Sipas asaj që shkruan TMZ dhe që shihet në video, Rodman ka qenë aty për të tërhequr vëmendjen e punëtorëve dhe kishte inskenuar një rast të thyerjes së një figure të kristalit që ishte dekor në butik.

Derisa ish basketbollisti po zihej me punëtorët, ekipi i tij kishte dalë nga butiku me disa tesha të vjedhura, në vlerë rreth 500 dollarë, për çka edhe u lajmërua në polici.