Legjenda e Manchester United me fjalë të rënda për De Gean
Futboll
22 Qershor 2020
09:54

Ish mbrojtësi legjendar i Manchester United, Gary Neville ka kritikuar portierin De Gea, transmeton Insporti.
Spanjolli është në shënjestër të kritikave pas gabimit të tij në lojën e fundit ndaj Tottenham Hotspurit.
“De Gea nuk është i njëjti që një kohë të gjatë” – u shpreh Neville.
“Kur bien nga forma për 6 muaj, është një shkarje por kur kjo zgjat 1 vjet atëherë nis të shqetësohesh”.
“Por në qoftë se kjo gjendje vazhdon për dy vite atëherë bëhet permanente” – tha ai për SkySport.
Manchester United gjendet në pozitën e 5-të në tabelë me 46 pikë, pesë më pak se vendi i katërt që mbahet nga Chelsea./Insporti.com/