Legjenda e Manchester United u sulmua nga tifozët e Man City

Futboll 13 Maj 2019 10:48

Gary Neville ishte viktimë e tifozëve të Manchester City, të cilët e tallën atë për shkak të rivalitet të madh në mes të Manchester United dhe skuadrës së tyre.

Legjenda e Manchester United, tashmë analist i Sky Sports ishte “tifoz” i City në garën për titull të kampionit, pasi si gjithë tifozët e Manchester United nuk dëshironte që Liverpooli të fitonte titullin e kampionit.

Neville vendosi që të shkojë në ndeshjen e fundit që ‘Citizens’ e fituan 4-1 në udhëtim te Brightoni, duke e fituar kështu titullin e dytë me radhë dhe të gjashtin në histori të tyre.

 

Por, legjenda e Manchester Unitedit e përjetoi një moment aspak të mirë me tifozët e Manchester Cityt që filluan ta gjuajnë me pije.

Legjenda e Unitedit u nxor jashtë nga disa tifozë të Manchester Cityt, për ta larguar atë nga pjesa e tjetër që e sulmonin me pije.

Kujtojmë që Manchester United përfundoi sezonin në pozitën e gjashtë, duke mbetur jashtë pozitave që garantojnë Ligën e Kampionëve. /Insporti.com/