Legjenda e Manchester Unitedit e thumbon keq Kloppin dhe Liverpoolin

Futboll 15 Gusht 2019 09:39

Gary Neville beson se Manchester Unitedi do të fitojë titullin e Premier Ligës sërish, para se Liverpooli të arrijë një gjë të tillë.

Pavarësisht se mbylli sezonin e shkuar me 31 pikë prapa “Të Kuqve”, Neville nuk mendon se ish-skuadra e tij është shumë prapa kampionit të Evropës.

“Mund të ju garantoj që Manchester United do të fitojë sërish. Me gjasë do ta fitojnë ligën para Liverpoolit, sipas mendimit tim. Dhe kjo s’ka të bëjë me mosrespekt, por me gjasë do të fitojnë ligën para Liverpoolit”, ka thënë ai për Sky Sports.

Liverpooli është qe 29-vjet pa titull në ligën angleze, ndërsa Unitedi nuk ka fituar një trofe të tillë që kur Sir Alex Ferguson u pensionua më 2013.

Mbrëmë, ekipi i Jurgen Klopp triumfi ndaj Chelseat në Superkupën e Evropës.