Legjenda e Milanit ka këtë mesazh për shqiptarët para ndeshjes me Feronikelin

Futboll 05 Gusht 2019 20:33

Legjenda e Milanit dhe Italisë, Franco Baressi ka dërguar një video mesazh në Kosovë për të gjithë dansat “kuqezinj” të Kosovës. Ai e ka quajtur festë këtë miqësore.

Këtë të shtunë, KF Feronikeli dhe AC Milan do të luajnë ndeshjen e parë në histori të këtyre dy klubeve.

E derisa ka edhe disa ditë deri të kjo përballje historike, legjenda e Milanit por edhe e Kombëtares se Italisë, Franco Baresi ka një mesazh për tifozët e “Rosoneri” në Kosovë.

“Jam Franco Baresi! Jam i lumtur t’ju them që më 10 gusht do jemi në Kosovë. Ekipi i Milanit është shumë i lumtur që do të merr pjesë në këtë ndeshje, këtë miqësore, për herë të parë në histori”, thotë Baresi në këtë video.

“Do të jetë një rast i jashtëzakonshëm për të takuar fansat e shumtë aty. Do jetë patjetër një sukses dhe një festë e madhe. Një përqafim dhe shihemi së shpejti”, thotë në fund të videos Baresi.