Legjenda e Milanit: Ronaldon s’do e merrja kurrë

Futboll 25 Maj 2020 11:17

Arrigo Sacchi kreu revolucion në fundin e viteve ’80 dhe pushtoi botën me Milanin e tij të paharrueshëm. Ish-trajneri i njohur ka bërë një deklaratë disi befasuese për Sky Sport. Cilësitë e Ronaldo fenomenit ishin të pabesueshme, por Sacchi nuk do e kishte marrë në skuadrën e tij.

Ai analizon mendimin e tij, teksa shprehet se dyshja Van Basten-Gullit i mjaftonte. I pari cilësohet nga shumëkush si qendërsulmuesi më i mirë në histori, ndërsa i dyti ishte një “përbindësh”, i cili e ndihmoi shumë Milanin në aspektin e mentalitetit fitues.

“Van Basten dhe Ruud Gullit ishin dy sulmues të jashtëzakonshëm, nuk do t’i kisha ndërruar me asnjë tjetër. Ronaldo ishte superior krahasuar me të tjerët, por nuk do e kisha marrë kurrë në skuadrën time. Para së gjithash, unë shikoja aspektin njerëzor dhe ata që kishin ndjenjën e përbashkët.

Gullit më ka ndihmuar shumë për t’i dhënë Milanit një mentalitet fitues. Di Stefano nuk e shihte kurrë një ndeshje deri në fund. ‘Lojë e shëmtuar dhe e mërzitshme, po largohem‘, shprehej ai kur nuk kishte harmoni brenda skuadrës‘, komenton ish-trajneri i famshëm italian

-->