Legjenda e NBA pranon në formë dhurate fanellën e Përfaqësueses së Kosovës

Sporte të tjera 02 Dhjetor 2021 17:48

Trajneri i klubit basketbollistik Brooklyn Nets dhe dy herë lojtari më i vlefshëm (MVP) në NBA Steve Nash ka pranuar me kënaqësi si dhuratë fanellën e Kosovës nga ish-hendbollisti dhe basketbollisti i shquar kosovar Shkumbin Mustafa.

Në fakt, kjo dhuratë drejt Steve Nash ishte nga nënkryetari i Sigal Prishtinës Shkumbin Jakupi dhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës Arben Fetahu.

Steve Nash ishte tetë herë pjesëmarrës në ndeshjen e All-Star, ndërsa për 18 sezone radhazi kishte luajtur në NBA në klubet si Phoenix Suns, Dallas Mavericks dhe Los Angeles Lakers.

Two-time NBA MVP Steve Nash retires: A Hall of Fame career, by the numbers  - Sports Illustrated

Ai ishte lojtari më i vlefshëm në vitet 2005 dhe 2006, sa ishte pjesë e Suns, ndërsa pesë herë ishte asistuesi më i mirë në NBA.

Ndërkaq, që nga viti 2020 Steve Nash është në detyrën e trajnerit te Brooklyn Nets.

Kanadezi pranoi me kënaqësi fanellën e Kosovës, duke e uruar për suksese.

-->