Legjenda franceze: Leroy Sane nuk është lojtar i duhur për Bayern Munchen

Futboll 01 Qershor 2020 15:39

Ish-mbrojtësi i Bayernit, Willy Sagnol ndau mendimin e tij në lidhje me blerjen e mundshme të mesfushorit të Manchester Cityt, Leroy Sane nga Muncheni.

Ai u shpreh se 24-vjeçari nuk do të arrinte të përshtatej me ekipin e Bayern, duke e cilësuar atë si lojatr të paqëndrueshëm. Sagnol gjithashtu u shpreh se do preferonte të paguante me shume dhe të blinte Kai Havertz.

“Ai nuk përputhet me Bayernin për sa i përket karakterit. Ai është një lojtar i paqëndrueshëm, shumë i mbyllur. Unë besoj se ai nuk është i përshtatshëm për këtë klub. Ka shumë probleme si në ekipin e Manchester City ashtu edhe në ekipin kombëtar.

Pretendohet se ka një vlerë prej 80 milion euro, por unë do të preferoja të paguaja dhe 20 milion të tjera dhe të blija Kai Havertz. Havertz është i garantuar që do të luajë si krijues me Lewandowskin, dhe nuk do të ketë asnjë problem. Muller nuk është i përjetshëm”, tha Sagnol.

-->