Legjenda turke, Emre Belozoglu flet për Vedat Muriqin

Kombëtarja 22 Tetor 2019 13:41

Një ndër futbollistët më të suksesshëm në histori të Turqisë, është Emre Belözoğlu.

Ai ka luajtur në kampionatet më të fortë në botë si në Spanjë, Angli e Itali te Atletico Madridi, Interi e Newcastle Unitedi.

39-vjeçari vazhdon të luajë futboll te skuadra Fenerbahçe. Emre ka pasur lëvdata për paraqitjet e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, transmeton Indeksonline.

“Vedat Muriqi është golashënues i madh. Nuk është befasi që po e kërkon Evropa dhe që gjigantët e kanë në radar. Ai meriton këtë vëmendje. Besoj se ai do t’i shërbejë fanellës verdhekaltër për disa vjet dhe do të ketë sukses” deklaroi Emre.

Muriqi ka shënuar 4 gola në 8 ndeshje me Fenerbahçen në Superligën e Turqisë.

Mediumet ndërkombëtare kanë raportuar që skuadrat e njohura, Tottenhami, Manchester Unitedi, Atletico Madridi kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

-->