Legjendën e Premierligës nuk e bind super goli i Shaqirit, tallet keq me të

Futboll 30 Korrik 2018 10:34

Gary Neville nuk e ka bindur as supergoli i shënuar nga Xherdan Shaqiri në miqësoren mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.

Ish-mbrojtësi i famshëm anglez, i cili ka qenë për shumë vite kapiteni i Manchester Unitedit, e kishte etiketuar si “joprofesionist” mesfushorin shqiptar gjatë Botërorit, duke vënë në dyshim blerjen e tij nga Liverpooli pas një viti jo të mirë te Stoke.

Pas golit të shënuar mbrëmë nga mesfushori, shumë tifozë të të kuqve u futën në rrjetet sociale duke i kujtuar Neville ato që kishte thënë pak javë më parë, por ish-futbollisti i cili tani është opinionist sportiv, nuk u kursye përsëri në kritika të reja për lojtarin.

“Shpresoj që të gjithë ju do të më shkruani mesazhe sa herë që ta shihni atë duke qëndruar në vijën e mesit të fushës derisa skuadra juaj po sulmohet! Oh, ai ka gjithashtu nevojë që përkrah tij të luajë Ronaldinho”, ishte ironia e Neville në një tjetër postim në rrjetet sociale.

-->