Leipzig – Werder Bremen, merret vendimi për Rashicën

Futboll 15 Shkurt 2020 14:38

Kanë mbetur më pak se një orë drejt fillimit të ndeshjes RB Leipzig – Werder Bremen.

Takimi është i vlefshëm për javën e 22-të të Bundesligës gjermane, që fillon nga ora 15:30.

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, do ta nis nga minuta e parë këtë ndeshje.

RB Leipzig xhiron e fundit ka marrë një barazim në udhëtim te Bayern Munich, dhe mbetet në garë për titull në Bundesligë, ndërsa Werder Bremen po kalon periudhë aspak të lehtë, duke u rrezikuar seriozisht me rënie nga kategoria.

-->